• e hënë, 01 korrik 2024

Zëvendësambasadorja greke bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së Prespës, Mucunski iu përgjigj se duhet të tejkalohen interpretimet e ndryshme

Zëvendësambasadorja greke bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së Prespës, Mucunski iu përgjigj se duhet të tejkalohen interpretimet e ndryshme

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Në Maqedoni ende nuk është formuar qeveria e re, ndërsa së dytë Greqia dhe e gjithë Evropa është në proces zgjedhor. Që do të thotë se çdo deklaratë që do të bënim për momentin do t'i shërbentë shumë më tepër fushatës në Greqi sesa arritjes së ndonjë përparimi sa i përket interpretimeve të dukshme të ndryshme dhe detyrimeve që të dyja palët i kanë, të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës.

Këtë sot e deklaroi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, si përgjigje ndaj zëvendësambasadores greke në vend, Georgia Andreadi, e cila në panelin me rastin e shënimit të 9 majit - Ditës së Evropës "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e BE-së: Evropa 74 vjet nga Deklarata e Shumanit", u bëri thirrje të gjithë zyrtarëve në vend që ta respektojnë marrëveshjes e Prespës.

"Duhet të formohet qeveria e re, duhet të përfundojnë zgjedhjet në Evropë dhe me këtë zgjedhjet në Greqi, e më pas të ulemi jo para publikut, por në një nivel të përshtatshëm dypalësh dhe të fillojmë të diskutojmë hapur për atë se cilat janë të drejtat e të dyja palëve, por edhe cilat janë detyrimet që i kanë të dyja palët. Dhe besoj se me mirëbesim, me mirëkuptim, me dialog të hapur mund të zgjidhen të gjitha sfidat. Jo vetëm për Greqinë, por Maqedonia duhet të jetë një vend që përpiqet të ketë marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët, por gjithashtu edhe një vend që para së gjithash duhet të mbrojë interesat e veta kombëtare", tha Mucunski.

Sipas tij, vetë marrëveshja parashikon mekanizma përmes të cilëve të gjitha sfidat, të gjitha interpretimet e ndryshme mund të tejkalohen.

"Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO DPMNE synon që së pari të ndjekë kursin strategjik të shtetit. Ne jemi një vend anëtar i NATO-s. Ne kemi prioritet strategjik për të vazhduar procesin e integrimit evropian të vendit. Në të njëjtën kohë, ne duam të kemi marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë. Dhe ne presim që kjo është edhe dëshira e fqinjëve tanë. Këto janë marrëdhënie që ne duhet t'i ndërtojmë dhe përmirësojmë bazuar në besimin e ndërsjellë dhe besimin e mirë", tha Mucunski.

Në atë drejtim, shtoi, jemi plotësisht të vetëdijshëm se cilat janë obligimet tona, por edhe të drejtat tona si shtet, të cilat rrjedhin nga disa marrëveshje që Maqedonia i ka lidhur në vitet e fundit.

Zëvendës ambasadorja Georgia Andreadi, në panelin e diskutimit, u bëri thirrje “të gjithë zyrtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që plotësisht të respektojnë, të bashkohen dhe zbatojnë me mirëbesim të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme siç është Marrëveshja e Prespës, në mënyrë që ata të mund të tregojnë para komunitetit ndërkombëtar dhe evropian se janë të sinqertë dhe të përkushtuar për të ardhmen e tyre euroatlantike”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR