• e premte, 28 qershor 2024

Zëdhënësi i Qeverisë izraelite: Forcat e Hamasit janë përgjysmuar

Zëdhënësi i Qeverisë izraelite: Forcat e Hamasit janë përgjysmuar

Gazë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë izraelite, Ajlon Levi sot deklaroi se më shumë se 12.000 pjesëtarë të Hamasit janë vrarë në sulmet në Rripin e Gazës, me çka numri i forcave në atë lëvizje është ulur për gjysëm.

Ai shtoi se numri është i madh i të plagosurve dhe të robëruarve gjatë luftës në Gazë.

"Flasim për tre të katërtën të batalioneve të Hamasit, të cilët janë mposhtur dhe më shumë se 12.000 terroristëve, të cilët janë vrarë", deklaroi Levi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Ai theksoi se kur merret parasysh numri i të plagosurve apo i të burgosurve, kjo do të thotë se "më shumë se gjysma e forcave luftarake të Hamasit janë nxjerrë jashtë aksionit". rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR