• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Zëdhënësi i MPJ-së së Katarit: "Ana më e vështirë" në bisedime ishte Izraeli

Zëdhënësi i MPJ-së së Katarit:

Doha, 28 nëntor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari deklaroi se "ana më e vështirë" në procesin e bisedimeve ishte Izraeli.

"Procesi i bisedimeve është i vështirë nga të gjitha aspektet. Çdo parti ka kërkesat dhe rezervat e saja. Japim gjithçka nga vetja që t'i rregullojmë gjërat. Por, ana më e vështirë ishte Izraeli", tha ai në brifingun në Doha. 

Al Ansari shton se Katari nuk mund ta konfirmojë numrin e përgjithshëm të pengjeve të cilët mbahen në Gazë. 

"Atë që mund ta themi me siguri është numri i pengjeve të cilët janë liruar", theksoi ai. 

Al Ansari shton se "prioritet në këtë moment është që të lirohen gratë dhe fëmijët civilë", duke shtuar se "burrat ushtarakë do të hyjnë në diskutim" pastaj. 

"Në lidhje me unionin mes fraksioneve palestineze, këto janë çështje të brendshme të palestinezëve dhe duhet të zgjidhen nga ata. Megjthatë, nuk kursejmë përpjekje që t'i grumbullojmë të gjitha fraksionet e popullit palestinez në një front", deklaroi Al - Ansari duke u përgjigjur në pyetjen nëse Hamasi do të jetë pjesë e procesit të zgjedhjeve në epokën pas luftës në Gazë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR