• e hënë, 23 dhjetor 2024

SHBA: Trupat koreanoveriorë veçmë po lutojnë në Ukrainë, por nuk është e qartë me çfarë suksesi

SHBA: Trupat koreanoveriorë veçmë po lutojnë në Ukrainë, por nuk është e qartë me çfarë suksesi

Uashington, 13 nëntor 2024 (MIA) - Shumica e ushtarëve nga kontigjenti koreanoverior prej 10.000 ushtarëve, të dërguar në Rusi për të ndihmuar në luftën kundër Ukrainës, kanë hyrë në luftime në rajonin perëndimor të Kurskut, por nuk është e qartë nëse përfshirja e tyre në luftë do të shpaguhet, deklaroi zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

"Nëse Rusia me të vërtetë do të përfitojë nga trupat koreanoveriorë në fushën e betejës do të varet kryesisht nga ajo sa mirë mund t'i integrojë ata në forcat e saj të armatosura", deklaroi zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së Vedant Patel. 

"Disa nga sfidat që Moska do të duhet të tejkalojë në këtë drejtim janë të lidhura me ndërveprimin, barrierën gjuhësore, komandimin dhe kontrollin, e gjithashtu edhe në komunikimet", shtoi ai.

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski para disa ditëve gjithashtu kumtoi se disa nga ushtarët koreanoveriorë, për të cilët ai thotë se janë gjithsej 11.000, u përleshën me armatën ukrainase në rajonin kufitar rus, Kursk. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR