• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rusia e sulmoi Ukrainën me raketa kryqëzuese dhe dronë

Rusia e sulmoi Ukrainën me raketa kryqëzuese dhe dronë

Kiev, 13 nëntor 2024 (MIA) – Rusia gjatë natës dhe në mëngjes e sulmoi Ukrainën me raketa kryqëzuese nga bombarderë strategjikë, ndërsa diç më vonë vijoi edhe sulm me dronë-kamikazë, njoftuan autoritetet ukrainase.

Sipas të dhënave të forcave ajrore ukrainase, gjashtë aeroplanë Tu-95MC kishin fluturuar drejt Ukrainës, transmeton Ukrinform.

Në Kiev në mëngjes u dëgjuan shpërthime pasi forcat ajrore ukrainase e vendosën të gjithë vendin nën alarm për sulm ajror pas lansimit të raketave ruse. 

Në sulmin e parë me raketa pas më shumë se dy muajve, Rusia përdori raketa kryqëzuese të lansuara nga aeroplanë strategjikë, si dhe raketa balistike, njoftoi ushtria ukrainase. 

“Shpërthime në qytet. Forcat për mbrojtje ajrore po operojnë. Qëndroni në strehë”, njoftoi administrata e qytetit e Kievit të Telegramit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR