• e diel, 22 dhjetor 2024

"Ekonomist": Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen në maj të vitit 2025

Kiev, 13 nëntor 2024 (MIA) - Zgjedhjet në Ukrainë mund të mbahen në maj të vitit 2025, shkruan "Ekonomist" ndërsa nga zyra e presidentit ukrainas mohuan se po përgatiten për zgjedhje.

"Ekonomist" citon se data më e hershme për mbajtjen e zgjedhjeve është 25 maji.

Gazeta thekson se  disa përgatitje për zgjedhjet tashmë kanë filluar, se po mobilizohen shtabet zgjedhore rajonale dhe po përgatiten listat me kandidatë.

Sipas anketave, presidenti aktual ukrainas Vollodimir Zelenski pati shanse të vogla për ta fituar ish komandantin suprem të forcave të armatosura të Ukrainës Valerij Zaluzhni në raundin e dytë.

Zaluzhni tani e kryen funksionin e ambasadorit në Britani të Madhe dhe ende nuk i ka treguar qartë ambiciet e tij politike, edhe pse shumica i bëjnë thirrje të kandidohet.

Zgjedhjet në Ukrainë duhej të mbahen në mars të vitit 2024, por votimi ishte shtyrë  për një kohë të caktuar për shkak të luftës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR