• e premte, 27 dhjetor 2024

Xhaferi: Do të bëjmë gjithçka që të përmbushim nevojat e studentëve

Xhaferi: Do të bëjmë gjithçka që të përmbushim nevojat e studentëve

Manastir, 4 mars 2024 (MIA) - Me vizitën në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir jam siguruar për kushtet e punës akademike të profesorëve dhe studentëve, ndërsa isha njoftuar edhe për nevojat për mbështetjen e mëtejshme të qeverisë për institucionet arsimore, theksoi kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi gjatë vizitës së sotme në këtë universitet në Manastir. 

Gjatë takimit me rektorin Nedellkovski dhe profesorët, kemi biseduar edhe për Marrëveshjet kolektive, të cilat nuk janë në juridiksionin e Qeverisë por të Kuvendit, por edhe këto zhvillime po i përcjellim nga afër, theksoi Xhaferi.

"Jam i kënaqur me organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni arsimor dhe i kam parë të gjitha nevojat e tij dhe do të bëjmë gjithçka për nevojat e studentëve", theksoi Xhaferi në deklaratën për mediat.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me gjendjen dhe kërkesën e komunitetit akademik nga universitetet në vend për masën e pagave dhe shtesave, kryeministri Xhaferi tha se e drejta e protestës, e drejta e grevës është e drejtë e patjetërsueshme, por, sepse esenca nuk do të arrihet me metodën e veprimit sepse nuk varet nga vullneti i Qeverisë.

"Unë nuk dua të distancohem si kryeministër aktual dhe kryetar i mëparshëm i Kuvendit, por procedura nuk duhet të jetë nën presion, sepse kemi praktikë të përshtatshme për zbatim me shkurtim të mundshëm të periudhës së negociatave, ndërsa me qëllim për të arritur variantin përfundimtar të marrëveshjes, sepse kontrata kolektive është mbi ligjin dhe mund të rregullojë gjëra të tjera", sqaroi Xhaferi. 

Gjatë vizitës në Manastir, kryeministri Talat Xhaferi ishte i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Bisera Kostandinovska Stojçevska ku së bashku vizituan Institutin dhe Muzeun ku ndodhet Dhoma përkujtimore e Kemal Ataturkut dhe Muzeun e Alfabetit shqip ku ndodhet dhoma përkujtimore e themeluesve të alfabetit shqip. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR