Vriten edhe dy gjeneralë iraninë me renome
- Dy gjeneralë të lartë të Forcave të armatosura të Iranit, zëvendës-shefa të shtabit, janë vrarë në sulmet izraelite në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Dubai, 14 qershor 2025 (MIA) - Dy gjeneralë të lartë të Forcave të armatosura të Iranit, zëvendës-shefa të shtabit, janë vrarë në sulmet izraelite në Teheran, njoftoi televizioni shtetëror iranian.
Nuk u publikuan detaje rreth vrasjes së gjeneralëve, por agjencia e lajmeve Tasnim publikoi një video që tregon një zjarr në Aeroportin Ndërkombëtar Mehrabad në Teheran, ku ka hangarë aeroplanësh ushtarakë, të cilët ishin shënjestër e sulmeve ajrore izraelite.
Mediat iraniane raportuan gjithashtu se në sulmet e izraelit ndaj Teheranit është goditur edhe një ndërtesë banimi, me ç'rast janë vrarë 60 persona, mes të cilëve 20 fëmijë.
Ndërkohë, Irani konfirmoi se objekti bërthamor Fordou ka pësuar dëme të kufizuara nga sulmet, por se nuk kishte rrezik nga rrezatimi. mb/
Foto: EPA