• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

VLEN: Rroga më të larta, punëtorët e Postës më në fund marrin atë që meritojnë

VLEN: Rroga më të larta, punëtorët e Postës më në fund marrin atë që meritojnë

 15 prill 2025

Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut!

Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit , Orhan Kurtishi, u nënshkrua marrëveshja me përfaqësuesit e sindikatave për rritjen e pagës minimale në 24.400 denarë – një rritje prej 1.800 denarësh, në përputhje me vendimin e Qeverisë.

Ky është vetëm fillimi i një serie vendimesh që synojnë një transformim rrënjësor të sektorit publik dhe të standardit jetësor për të gjithë qytetarët. Rritjet do të vijojnë gradualisht në muajt e ardhshëm, në përputhje me planin afatmesëm të Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

VLEN si pjesë e këtij ndryshimi thelbësor, vazhdon të dëshmojë se qeverisja e re sjell rezultate konkrete, jo vetëm premtime elektorale.

VLEN, sepse ka dallim!

VLEN

_______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR