• e mërkurë, 31 korrik 2024

VLEN: Për herë të parë me Drejtorinë për Zbulim Financiar do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar!

VLEN: Për herë të parë me Drejtorinë për Zbulim Financiar do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar!

 Shkup, 31 korrik 20234

Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pakompromistë

Koalicioni VLEN është krenar të njoftojë se për herë të parë në historinë e vendit tonë, një institucion kyç për luftën kundër korrupsionit, Drejtoria për Zbulim Financiar, do të udhëhiqet nga një kuadër shqiptar. 

Kujtim Ibishi, me një biografi të pastër dhe pa asnjë njollë korrupsioni, do të udhëheqë këtë institucion të rëndësishëm për luftimin e kancerit të shoqërisë sonë – korrupsionin, larjen e parave dhe veprimtarive të tjera kriminale. Angazhimi dhe përkushtimi i tij është një garanci për një drejtim të drejtë dhe efikas të këtij institucioni.

Koalicioni VLEN ka marrë përsipër këtë përgjegjësi me vendosmëri dhe përkushtim për të udhëhequr këtë institucion kyç. Përmes Drejtorisë për Zbulim Financiar, do të punojmë intensivisht për të realizuar shtyllën tonë programore: luftimin e krimit dhe korrupsionit! Me këtë Drejtori, po rrumbullakësojmë zinxhirin e të gjitha institucioneve dhe mekanizmave për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Koalicioni VLEN qëndron i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të siguruar që të gjitha veprimtaritë tona të jenë në përputhje me parimet e drejtësisë dhe transparencës. Ne besojmë se me angazhimin dhe përkushtimin e duhur, do të arrijmë të luftojmë dhe të mposhtim korrupsionin në vendin tonë.

KALOJMË NË VEPRIM

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR