VLEN dënon ashpër paraqitjet e fundit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani
- Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”
- Post By Fami Bajrami
- 14:26, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025
Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë dhe në takim me Presidenten Vjosa Osmani, kryetari i BDI-së paska shprehur “shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut”, për njëfarë“ boshti hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”, dhe për “zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.”
VLEN e dënon publikisht këtë retorikë luftarake dhe nxitëse, sidomos kur ajo vjen nga një strukturë politike e cila ka qenë në qeveri nga viti 2002 deri në vitin 2024! Në stilin e diktatorëve komunistë nga të cilët edhe sot gjen frymëzim, Ali Ahmeti vazhdon të propagojë për amikun imagjinar dhe rrezikun e jashtëm sikur të ishim duke jetuar në kohën e Luftës së ftohtë, si mënyrë e vetme për të ruajtur kolltukun e rehatshëm qeveritar.
Por, kohërat kanë ndryshuar. Sot Maqedonia e Veriut është vend anëtar i NATO-s dhe kontribuues për paqen globale. Si i tillë, vendi jonë nuk është nën kërcënim nga askush, as nga brenda as nga jashtë!
I bëjmë thirrje opozitës shqiptare të ndalojë me këto ekskursione banale dhe të fillojë urgjentisht me reformën e mirëfilltë të brendshme. E vetmja parti politike e cila vazhdon të ngelet e pareformuar dhe të drejtohet nga lideri i përjetshëm ngelet BDI-ja! Është turp që një ish Ministër i jashtëm të përdorë formulime dhe kualifikime te tilla për vendin e tij. Është turp që lideri i cili më së gjati dhe më së shumti ka shfrytëzuar beneficionet e pushtetit dhe i ka keqpërdorur ato, të shfryjë vrer ndaj shtetit vetëm sepse tani është në opozitë.
Kthjelluni! Me këtë qasje nuk është çudi që BDI është kthyer në parti non grata dhe asnjë diplomat i huaj e as ambasador i vendeve aleate e partnere nuk do të takohet me ju.
_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.