• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ,  partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, të cilët fituan më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit shtetëror zgjedhor. Në rrjedhë janë afatet për ankesa në KSHZ, të cilat mund t'i parashtrojnë kandidatët për procedurën e votimit dhe për grumbullimin e rezultateve.

Deri sot në orën 19:00 skadon afati për parashtrim të ankesave për procedurën e votimit, ndërsa deri në mesnatë afati për ankesa që kanë të bljnë me grumbullimin e rezultateve pas të cilave KSHZ duhet të sjellë vendim në afat prej 72 orëve. Siç sqaroi dje kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, kandidatët nëse nuk janë të kënaqur nga vendimi i KSHZ-së, kanë të drejtë padie në Gjykatën kushtetuese, e cila ndërkaq duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.

Rezultatet e para zyrtare që dje i publikoi KSHZ tregojnë se në rrethin e parë të votimit kanë votuar  905.971 qytetarë gjegjësisht 49,93 për qind. Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të papërdorura është 908.384, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme është 24.562 ose 2,71 për qind. 

Për Siljanovska-Davkovën votuan 363.086 votues ose 40,08 për qind, për Pendarovskin 180.500 votues ose 19,92 për qind, për Bujar Osmanin nga BDI 121.088 ose 13,07 për qind, për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM 83.856 votues ose 9,26 për qind, për Srben Taravarin nga opozita shqiptare Vlen 83.393 votues ose 9,2 për qind, për Biljana Vankovskën nga partia E majta 41.331 vota ose 4,56 për qind dhe për Stevo Jakimovskin nga GROM - 8.121 vota.

Од СДСМ побараа извинување од претседателскиот кандидат на ВМРО-ДПМНЕ Гордана Силјановска-Давкова за навредите кон актуелниот претседател Стево Пендаровски, кој се кандидира за втор мандат, к

Votimi në tre vendvotimet në rajonin e Kumanovës ku dje kishte ndërprerje më shumë se tri orë nuk do të përsëritet sepse kjo nuk ndikon në rezultatet përfundimtare, ndërsa do të shkarkohen këshillat zgjedhorë në këto vendvotime, vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

"Në bazë të procesverbaleve të arritura nga KKZ të dorëzuara në KSHZ dhe nga kontrolli në të njëjtat dhe komunikimi të cilin e kemi realizuar gjatë ditës së djeshme me KKZ Kumanovë konfirmuam se këshillat zgjedhorë në këto tre vende nuk kanë vepruar në bazë të udhëzimeve të cilat i sjell KSHZ", tha Boban Stojanovski nga KSHZ.

Gjithashtu KSHZ e angazhoi edhe shërbimin juridik që të vërtetojë nëse ka baza për përgjegjësi në këshillat zgjedhorë. 

Në zgjedhjet e 8 majit në këshillat zgjehdorë do të ketë nga shtatë anëtarë, në vend të pesë të tanishmëve me qëllim të efikasitetit më të mirë në organizimin e punës, evitimin e tollovive në vendvotim dhe evitimin e mundësisë për gabime të mundshme.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka qenë konkurrues dhe votuesit mund të bënin zgjidhje të informuar. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi u vlerësua pozitivisht ku në masë të madhe u respektuan procedurat e votimit, ndërsa në disa raste gjatë numërimit, këshillat zgjedhor nuk i kryen plotësisht procedurat e përcaktuara. Këto janë konkluzionet preliminare të misionit ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve të përbërë nga përfaqësues të OSBE/ODIHR dhe Këshillit të Evropës dhënë dje në një konferencë për shtyp.

"Liritë themelore u respektuan gjatë fushatës, por me afrimin e ditës së zgjedhjeve, ndërsa kufijtë midis garës presidenciale dhe parlamentare filluan të zbehen, retorika u bë gjithnjë e më negative dhe në disa raste diskriminuese duke reflektuar fragmentim politik dhe ndasi etnike", ka thënë tutje Stirk.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka qenë konkurrues dhe votuesit mund të bënin zgjidhje të informuar. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi u vlerësua pozitivisht ku në masë të madhe u res

Misioni vëzhgues ndërkombëtar do të ndjekë edhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale bashkë me zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ndërsa vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të shpallet dy ose tre muaj pas përfundimit të zgjedhjeve.

Partitë vazhdojnë me tubimet dhe dhe takimet me qytetarë

Zgjedhjet më 8 maj do të jenë shumë të vështira, por rezultati ende nuk është vendimtar. LSDM asnjëherë nuk do të heqë dorë nga e ardhmja evropiane e shtetit, sepse vetëm ashtu do të arrijmë të ndërtojmë standard më të mirë jetësor, porositi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dje pasdite në Saraj në kuadër të mitingut të Koalicionit për të ardhme evropiane. 

"E pranojmë porosinë e fuqishme të cilën në ditën e djeshme të votimeve na e dërguan qytetarët. E dimë se zgjedhjet më 8 maj do të jenë shumë të vështira, por rezultati ende nuk është vendimtar. Vendimi është në duart e qytetarëve, por të gjithë duhet të mendojnë mirë se si do të ndikojë në të ardhmen tonë nëse një parti e djathtë merr fuqi shumë të madhe ose nëse kthehemi në kohët e shëmtuara të tensioneve ndëretnike", theksoi Kovaçevski. 

ideri i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në Njësinë Zgjedhore 1, Hristian Mickoski mbrëmë nga Struga bëri thirrje për bashkim shtetëror të popullit dhe të gjitha segmenteve të shoqërisë kundër Qeverisë aktuale dhe masivisht të qëndrojnë pas koalicionit të kryesuar nga partia e tij dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanoska Davkova. 

"Ju bëj thirrje të gjithë të moshuarve dhe të rinjve, shqiptarë, turq, serbë, boshnjakë, romë, vllehë, të gjithë qytetarëve në Maqedoni të përfshihen. Kjo nuk është vetëm beteja ime ose beteja jonë këtu, por betejë e popullit kundër këtij pushteti. E shtrij dorën dhe kërkoj që të përfshihen të gjithë: bujqit, të punësuarit, të papunësuarit, mjekët, të rinjtë, të vjetrit, odat ekonomike..., kundër të keqes së përbashkët dhe burimit të të gjitha vuajtjeve tona, ndërsa ajo është kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së", tha Mickoski.

СООПШТЕНИЕ: На 8 мај потребно е масовно да се излезе и да се гласа за промени“, вели Мицкоски.

Në bllokun shqiptar dje kandidati presidencial i opozitës shqiptare Arben Taravari i demantoi shkrimet në Top çanel se ështët akuar fshehurazi dhe ka marrë ofertë nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në lajmin e Top çanel thuhet se "Taravari mori ofertë serioze nga Ahmeti për t'iu bashkangjitur "Frontit evropian", për të cilën thonë se vetë Taravari e ka konfirmuar informatën për takimin". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR