• e premte, 05 korrik 2024

Vetëm Mançester Siti dhe Interi i kanë fituar të gjitha ndeshjet në top 5 ligat

Vetëm Mançester Siti dhe Interi i kanë fituar të gjitha ndeshjet në top 5 ligat

 Madrid, 25 shtator 2023 (MIA) - Pas humbjes (1:3) të Real Madridit mbrëmë ndaj rivalit të qytetit Atletiko, kanë mbetur vetëm dy klube që nuk kanë humbur pikë në sezonin rrjedhës të pesë ligave më të forta në Evropë.

 Në Premier Ligën angleze, Mançester Siti ka gjashtë fitore dhe maksimumi 18 pikë, ndërsa në Serinë A italiane, Interi ka 15 pikë nga pesë ndeshje të Serisë A.

 Është për t'u përmendur se në finalen e  Ligës së Kampionëve këtë vit janë takuar pikërisht këto dy ekipe 

Përveç ligës italiane dhe angleze, në top 5 ligat evropiane  janë edhe Liga franceze 1, La Liga spanjolle dhe Bundesliga gjermane.

Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR