• e enjte, 12 dhjetor 2024

Vendosja e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë të SHBA-së është konfirmim i dyshimeve tona për përfshirje në korrupsion, thotë Mickoski

Vendosja e Grubit dhe Bexhetit në listën e zezë të SHBA-së është konfirmim i dyshimeve tona për përfshirje në korrupsion, thotë Mickoski

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se vendosja e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit të madh, është vetëm konfirmim nga partnerët strategjikë për atë që e kanë folur qysh në opozitë për përfshirje në korrupsion dhe është vetëm fillimi nga shumë raste të tilla që pret në periudhën e ardhshme të publikohen në publik. 

“Sa i përket listës së përditësuar të sanksioneve të SHBA-së, në të cilën janë gjetur dy shtetas nga vendi ynë, njërin person që përmendët, i dyti është një gjykatës që bën pjesë në Gjykatën e Apelit, keni aty edhe arsyet pse janë praktikisht pjesë e kësaj liste sanksionesh. Në të kaluarën kemi folur shumë herë për të gjitha këto, gjë që tashmë zyrtarisht është vënë në dukje nga partnerët tanë strategjikë, bashkësia ndërkombëtare. Mund të them vetëm se në periudhën në vijim do të dalin edhe shumë konfirmime për gjithçka që kemi pasur dyshime dhe opinioni do të jetë i informuar”, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve për vendosjen e Grubit në listën e zezë të SHBA-së, ndërsa të cilën gjatë viteve të kaluara nga pozita e opozitës e akuzonte për përfshirje në skandale korrupsioni.

Për këtë rast në të cilin një ish funksionar i qeverisë dhe gjykatës apeli të cilët janë të dyshuar siç theksohet, thotë, për vepër të kryer serioze penale të cilët gjenden në listën e sanksioneve nga ana e SHBA-së, por edhe për rastin me arrestimin e personave nga ish udhëheqësia e EMV dhe KME “Manastir” të dyshuar për keqpërdorim të furnizimeve publike, kryeministri Mickoski tha se pret të japin përgjigje për këto dyshime, edhe pse thotë, “një pjesë e madhe e provave dyshojmë se tashmë janë siguruar”. 

Departamenti i Shtetit të SHBA-së dje njoftoi se vendos sanksione kundër ish zëvendëskryetarit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh. 

Sipas komunikatës, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar procedurën gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijallkovit, ish drejtor i Drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim (DZK). Mijallkovi u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c) të Ligjit për operacione të jashtme dhe programe të ndërlidhura të Departamentit të shtetit.

Përveç sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesa për hyrje në SHBA  janë vendosur edhe për anëtarët e familjeve të tyre. 

Vendimin e tillë e përshëndetën shumë parti të pozitës dhe opozitës në mesin e të cilave edhe BDI-ja, parti në të cilën Grubi është pjesë e udhëheqësisë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR