• e hënë, 02 shtator 2024

Vdiq Sol Bamba, ish lojtar i disa ekipeve në Premier Ligë

Vdiq Sol Bamba, ish lojtar i disa ekipeve në Premier Ligë

Adana, 1 shtator 2024 (MIA) - Ish-futbollisti i klubeve angleze Lester Siti, Cardif Siti dhe Lids Junajted, Sol Bamba ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 39-vjeçare. Bamba së fundmi ka punuar në klubin turk Adanaspor, të cilët e bën të ditur lajmin për vdekjen e tij mbrëmë.

“Drejtori ynë Sulejman Bamba, të cilit iu përkeqësua gjendja para ndeshjes ndaj Manisas dhe u dërgua në spital, fatkeqësisht e humbi betejën e tij për jetë. Ngushëllimet tona për familjen dhe komunitetin tonë”, thuhej në njoftimin e Adanaspor.

Bamba ishte diagnostifikuar me kancer në gjak në vitin 2021 sa ishte pjesë e Kardifit, megjithëse ishte deklaruar se e tejkaloi këtë sëmundje pas kimioterapisë.

Sol Bamba ka lindur në Francë, ndërsa karrierën profesionale e ka filluar në Pari Sen Zhermen. Më vonë ka luajtiur edhe në Danfermlajn Atletik, Hibernians, Lester, Trabzon, Palermo, Lids, Kardif dhe Midëlsbrou.

Me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, ai ka luajtur 46 ndeshje, në dy botërore, dy herë ka luajtur në Kupën e kombeve afrikane dhe një herë në Olimpiadë. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR