• e shtunë, 31 gusht 2024

Fondi shpërblyes në Ligën e kampionëve është rritur në 2,5 miliardë euro

Fondi shpërblyes në Ligën e kampionëve është rritur në 2,5 miliardë euro

Nion, 30 gusht 2024 (MIA) - Në formarin e tij të ri, fondi shpërblyes i Ligës së kampionëve do të rritet për 25 për qind në minimum 2,5 miliardë euro për sezonë, me 150 milionë euro të rezervuara për fituesin në varësi vetëm nga rezultatet. Secili nga 36-të ekipet fiton fillimisht 18,6 milionë euro, ndërsa pastaj 2,1 milionë euro për çdo ndeshje të fituar. Shuma për barazim është 700.000, shkruan "Meç Telegraf".

Çdo vend më lart i renditjes sjell më shumë para - është parashikuar 275.000 euro për një vend. Kjo do të thotë se ekipi që përfundoi në vendin e parë në fazën kryesore do të marrë 9,9 milionë euro, ndërsa ekipi i fundit 275.000 euro. Nga atje, bonuset ngrihen në hapa prej 11 milionë uros për kalimin e çdo faze nga eliminimi i drejtpëdrejt.

Një fond tjetër shpërblyes prej 853 milionë euro shpërndahet në bazë të arritjes së ekipeve në ndeshjet e UEFA-s dhe vlera e kontratave të transmetimeve televizive kombëtare dhe globale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR