• e shtunë, 31 gusht 2024

Çellsi me ofertë zyrtare për Sançon disa orë para mbylljes së periudhës për transfere

Çellsi me ofertë zyrtare për Sançon disa orë para mbylljes së periudhës për transfere

Londër, 30 gusht 2024 (MIA) - Çellsi ka dërguar ofertë zyrtare deri te Mançester Junajted për Xhejdon Sanço, informoi eksperti italian për transferime, Fabricio Romano.

Oferta është për një huazim me opsion blerjeje, me kushte fillestare të ngjashme me ato që i ofron Juventusi, por pakoja e përgjithshme për sulmuesin e krahut është financiarisht më serioze. Vetë futbollisti është i hapur për mundësinë e kalimit në Çellsi. “Zonja e Vjetër” është tërhequr nga bisedimet me “Djajtë e Kuq” dhe nuk do të kthehet nëse nuk ulet çmimi.

Ky informacion nga Romano vjen vetëm një orë pasi menaxheri i Mançester Junajted, Erik ten Hag deklaroi se Sanço do të qëndrojë në "Old Traford" dhe do të llogaritë në të. Sulmuesi anglez nuk u përfshi në përbërjen për dy ndeshjet e para në Premier Ligë. Të dielën, “djajtë e kuq” e presin Liverpulin në orën 17:00. ls/

Foto: Fejsbuk/Mançester Junajted

 

QËNDRONI TË LIDHUR