• e shtunë, 31 gusht 2024

Ministria e Sportit përmes një programit të veçantë do të subvencionojë sportin e nivelit të lartë

Ministria e Sportit përmes një programit të veçantë do të subvencionojë sportin e nivelit të lartë

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Program të ri për subvencionimin e sportit të nivelit të  lartë, i cili do të përfshijë të gjitha federatat dhe klubet sportive që konkurrojnë në Evropë, siguruar nga Ministria e Sportit nga buxheti i shtetit, informoi sot në një konferencë për media në Qeveri, ministri dikasterial Borko Ristovski.

 Ai theksoi se fondet financiare për të ashtuquajturin sistem vauçerë sigurohen përmes buxhetit të shtetit, gjë që siç tha ai, nuk ka qenë në qeverinë e kaluar. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të shpallin thirrje për financimin e sporteve të larta, në të cilat mund të aplikojnë të gjitha federatat apo ekipet që garojnë në Evropë, për të cilën ishin planifikuar rreth 85 milionë denarë.

 "Javën e ardhshme do të publikohen thirrjet të cilat do të vlejnë për të gjitha federatat sportive dhe klubet të cilët do të konkurrojnë në Evropë. Do të jetë një kontribut i rëndësishëm financiar për të gjitha federatat sportive dhe të gjitha klubet sportive që konkurrojnë në Evropë. Ministria e Sportit gjatë dy muajve të fundit ka punuar shumë. Bëmë disa ndryshime në ligj, me të cilat kriteret nga të ashtuquajturat sistemi i kuponëve që nënkuptonte korrupsioni në atë sistem në pjesën më të madhe  i kemi hequr. Ajo që nënkuptonte korrupsioni në atë sistem e hoqëm nga vlerësimi i marrjes së ndihmës financiare nga shteti", theksoi Ristovski. 

 Sipas Strategjisë Kombëtare për Sport, theksoi, se pjesën më të madhe të financimit do ta bartin katër federata, të cilat i sjellin sukseset më të mëdha Maqedonisë. 

 Dy muaj pas marrjes së fondeve për sportet e larta, ai bëri me dije se do të ketë edhe ndihmë financiare nga shteti, që quhej sistemi i kuponëve, por tani do të quhet ndryshe.

 Në pyetjet e gazetarëve për transformimin e punëtorëve nga ish-Agjencia për Rini dhe Sport në Ministrinë e Sportit, si dhe për vonesën e bursave për sportistët me sukses ndërkombëtar, Ristovski tha se bëhet fjalë për një vakum ligjor dhe sesot janë paguar pagat për muajin qershor dhe korrik, ndërsa duke filluar nga java e ardhshme do të paguhet edhe ajo e gushtit. Kurse bursistët, theksoi ai, nga java e ardhshme do t'i marrin fondet e mbetura në llogarinë e tyre, ndërsa nga muaji i ardhshëm pagesa do të jetë në vazhdimësi.

 Sa i përket zhvillimeve në Federatën e Basketbollit, tha se Ministria nuk do të përzihet në punët e brendshme të asnjë federate, por se do të dërgojë një inspektim sa më shpejt që të jetë e mundur për të përcaktuar gjendjen aktuale. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR