Vdes vajza e Çarli Çaplinit, Zhozefina
- Zhozefina Çaplin lindi në Santa Monika, Kaliforni, në vitin 1949. Ajo ishte një prej 11-të fëmijëve të Çarli Çaplinit (1889-1977) nga martesa e katërt e komikut me aktoren Ona Çaplin, vajzë e dramaturgut amerikan Juxhin O'Nill.
Berlin, 22 korrik 2023 (MIA) - Në moshën 74-vjeçare në Paris vdiq Zhozefina Çaplin, vajza e komikut legjendar Çarli Çaplin, njofton DPA.
Aktorja ka vdekur më 13 korrik, publikuan dje gazetat amerikane, duke iu referuar familjes së saj. Familjarët paraprakisht e publikuan vdekjen e saj në njoftimin për varrim në gazetën ditore franceze "Figaro".
Zhozefina Çaplin lindi në Santa Monika, Kaliforni, në vitin 1949. Ajo ishte një prej 11-të fëmijëve të Çarli Çaplinit (1889-1977) nga martesa e katërt e komikut me aktoren Ona Çaplin, vajzë e dramaturgut amerikan Juxhin O'Nill.
Xhozefina ishte e njohur për rolin e saj Mej në adaptimin filmik të Pazolinit nga viti 1972 nga tetë tregimet e "Tregimeve të Kenterberiskut" të poetit anglez Xhefri Çoser.
Çaplin për shumë vite jetoi në Paris.