• e martë, 21 janar 2025

Ndërroi jetë regjosori Dejvid Linç

Ndërroi jetë regjosori Dejvid Linç

Los-Angjelos, 17 janar 2025 (MIA) - Regjisori, skenaristi, muzikanti, aktori, fotografi, piktori dhe artisti Dejvid Linç ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare. Vdekjen e fituesit amerikan të "Oskarit" e konfirmoi familja e tij.

"Ekziston zbrazëtirë e madhe në botë tani kur ai nuk është më me ne", thanë ata.

Linç, i cili me siguri mbahet mend më shumë për veprat si "Tuin Piks" (Twin Peaks), "Kadifeja Blu" (Blue Velvet), "Mulholand Drajv" (Mulholland Drive), "Bulevardi i yjeve" (Boulevard of Stars), "Të humbur në autostradë" (Lost Highway) etj. nga mesi i vitit të kaluar paralajmëroi se me siguri do të tërhiqet nga jeta publike për shkak të emfizemës - sëmundje e mushkërive.

Shpesh i quajtir "mjeshtri i surrealizmit modern", Linç u rrit në qytete të ndryshme të SHBA-së për shkak të punës së babait të tij në Ministrinë e Bujqësisë. Që në moshën më të re tregoi interesim për artin - posaçërisht pikturën. U regjistrua në Fakultetin për arte figurative në Boston, por shumë shpejtë hoqi dorë për shkak të pakënaqësisë nga metodat tradicionale të mësimit. Në Filadelfi studioi në Akademinë për arte figurative të Pensilvanisë, kështu që në atë periudhë zhvilloi interesim edhe për "Artin e shtatë" - filmin.

Duke folur për projekte të metrazhit të gjatë, regjisori debutoi në vitin 1977 me filmin horror "Eraserhead". Suksesi i tij i ardhshëm - filmi biografik "Njeriu elefant" (1980), i cili fitoi tetë nominime për "Oskar".

Suksesi tjetër botëror i radhës ndodhi në vitin 1990, si skenarist dhe regjisor i serisë së famshme televizive "Twin Peaks" - kombinim i misterit, humorit surreal dhe atmosferës së errët.

Përveç filmit, u mor edhe me muzikë, pikturë dhe dizajn. Ka edituar disa albume muzikore, mes të cilëve edhe "Crazy Clown Time" (2011) dhe "The Big Dream" (2013). Në vitin 2020 e fitoi çmimin Oskar për vepër jetësore.

Dejvid Linç paas vetes la katër martesa dhe katër fëmijë, përfshirë Xhenifer Linçin - gjithashtu regjisore e filmit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR