• e martë, 27 gusht 2024

Varan mund të kthehet në Real Madrid

Varan mund të kthehet në Real Madrid

Madrid, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Mbrojtësi i Mançester junajted, Rafael Varan mund të transferohet në Real Madrid, raporton Kristian Falk.

Sipas gazetarit të Bild, klubi madrilen është i interesuar për shërbimet e ish-mbrojtësit të tij për shkak të dëmtimit të David Alaba.

Reprezentuesi austriak ka pësuar këputje të ligamenteve të kryqëzuara të përparme në gjurin e majtë dhe do jetë jashtë fushës në pjesën e mbetur të sezonit.

Varan ka luajtur për Real Madridin nga viti 2011 deri në vitin 2021. Si pjesë e klubit mbretëror, mbrojtësi i kombëtares franceze është bërë tre herë kampion i Spanjës dhe e ka fituar katër herë Ligën e kampionëve.

Futbollisti francez nga vera e vitit 2021 luan për Mançester junajted. Kontrata e tij me klubin është deri më 30 qershor të vitit 2025. Portali Transfermarkt e vlerëson futbollistin në 25 milionë euro.

Këtë sezon, 30-vjeçari Varan ka luajtur 14 ndeshje për Junajted në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR