Barcelona do të tentojë ta angazhojë Leaon në ditët e fundit të afatit kalimtar
- Futbollisti i Milanit, Rafael Leao do të mund të transferohet në Barcelonë në ditët e fundit të afatit kalimtar, raporton "Mundo Deportivo".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:54, 26 gusht, 2024

Barcelona, 26 gusht 2024 (MIA) - Futbollisti i Milanit, Rafael Leao do të mund të transferohet në Barcelonë në ditët e fundit të afatit kalimtar, raporton "Mundo Deportivo".
Katalanasit ende nuk mund të arrijnë marrëveshje me klubin e Milanos rreth kushteve për transferim të portugezit 25-vjeçar.
Leao luan për Milanin që nga viti 2019. Për ekipin kuajti në 211 ndeshje, shënoi 58 gola dhe krijoi 50 asistime.
Portali "Transfermarkt" e vlerëson vlerën e futbollistit në treg në 90 milionë euro.
Foto: EPA