• e hënë, 26 gusht 2024

Fonseka: Milani ka problem me qëndrimin, energjinë dhe dëshirën të mbrohet si ekip

Fonseka: Milani ka problem me qëndrimin, energjinë dhe dëshirën të mbrohet si ekip

Parma, 25 gusht 2024 (MIA) - Trajneri i Milanit, Paulo Fonseka ka kritikuar skuadrën e tij pas disfatës së djeshme nga Parma (1:2) në xhiron e dytë të Serisë A.

"Është e vështirë të kuptosh performancën e Milanit duke pasur parasysh se jemi përgatitur mirë. Unë marr përgjegjësinë dhe nuk dua të fshihem. Megjithatë, është e qartë për mua se ka një problem kolektiv kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sulmin. Ky ekip ka probleme. Kur u kthyem në pozicionet tona, ishim pasivë. Ka shumë punë. Për mendimin tim, këto janë probleme me qëndrimin, energjinë dhe dëshirën për t'u mbrojtur si ekip", deklaroi Fonseka për "Football Italia".

Milani në dy raunde ka marrë vetëm një pikë dhe është në vendin e 15-të në Serie A. Më 31 gusht do të luajë kundër Lacios.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR