• e diel, 30 qershor 2024

Vala e të nxehtit vazhdon, në disa vende temperatura deri në 40 gradë

Vala e të nxehtit vazhdon, në disa vende temperatura deri në 40 gradë

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Në ditët në vijim zona jonë edhe më tej do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu për [ka do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren, njofton DPHM.

Temperatura e mëngjesit në disa vende nuk do të zbresë nën 20 gradë, ndërsa temperatura maksimale gjatë ditës do të jetë mbi 30, në disa vende madje edhe 40 gradë Celsius.

Sot do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas herë erë e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa pasditen e së dielës paraqitje lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullimës dhe erës së përforcuar.

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR