• e enjte, 20 shkurt 2025

Ushtria libaneze vendoset në fshatrat kufitare

Ushtria libaneze vendoset në fshatrat kufitare

Bejrut, 18 shkurt 2025 (MIA) – Ushtria libaneze kumtoi se është vendosur në disa fshatra kufitare në jug të vendit, pas tërheqjes së trupave izraelite para skadimit të afatit sipas Marrëveshjes për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.

Në kumtesën theksohet se ushtria libaneze është vendosur në dhjetra fshatra "në koordinim me Komitetin përgjegjës për monitorimin e marrëveshjes së armëpushimit dhe me forcat e përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) pas tërheqjes së forcave izraelite". ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR