• e premte, 05 korrik 2024

Urim nga Siljanovska-Davkova drejtuar presidentit amerikan Bajden me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

Urim nga Siljanovska-Davkova drejtuar presidentit amerikan Bajden me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së

 Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova në urimin drejtuar presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin e saj personal dërgoi urime për prosperitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm të SHBA-së dhe, siç shkruante ai, "për mirëqenien e popullit mik amerikan".

"Këtë 4 korrik, qytetarët amerikanë festojnë 248 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe i festojnë parimet e lirisë dhe barazisë, të cilat janë të përfshira në këtë dokument, i cili është një frymëzim për shumë popuj të botës. Aspirata e baballarëve të kombit amerikan për të formuar një qeveri që përfaqëson dhe e merr fuqinë nga populli është po aq e vlefshme edhe sot e kësaj dite për shumë kombe dhe koncepte të tjera të menaxhimit, përfshirë atë të Maqedonisë. Duke ndarë dhe ruajtur këto vlera, ne jemi krenarë për miqësinë tradicionale me popullin amerikan dhe jemi të përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të saj, si dhe nxitjen e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët", shkruan në urim Siljanovska-Davkova. 

 Si partner i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aleancën e NATO-s, shtoi presidentja, "mbetemi të fokusuar në përcaktimet e përbashkëta të sigurisë, lirisë dhe prosperitetit demokratik duke marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta për të luftuar kërcënimet ndaj stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë".

 Ajo shpreh falënderim edhe për mbështetje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zbatimin e proceseve tona reformuese, duke theksuar se “do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për realizimin e tyre”.

"Qëllimi ynë përfundimtar është të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve të Maqedonisë, anëtarësimin e plotë në BE, dhe në këtë mënyrë ngritjen e statusit tonë dhe rritjen e fuqisë sonë si aleat në NATO. Duke përsëritur urimet e mia të përzemërta dhe shpresën se lidhjet e forta mes dy vendeve tona dhe popujve miq do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen, Ju lutem, zoti President, të pranoni shprehjet e respektit tim më të lartë", shkruan në urimin e Siljanovska-Davkova. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR