• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Tetovës e filloi prezantimin e ofertës akademike për vitin akademik 2025/2026

Tetovë, 8 prill 2025 (MIA) - Universiteti i Tetovës ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë.

Siç njofton Zyra për informim pranë UT-së, shkolla e mesme komunale “Ismet Jashari” nga Likova, Gjimnazi “7 Marsi” i Tetovës dhe Shkolla e mesme ekonomike “Pero Nakov”- Kumanovë, sot i kanë hapur dyert për ekipet promovuese të Universitetit të Tetovës, të cilët kanë zhvilluar takime me maturantët e këtyre institucioneve arsimore, për t’i informuar me programet studimore dhe risitë që Universiteti ynë ofron për vitin e ardhshëm akademik 2025/26.

"Programet studimore atraktive për maturantët e këtij viti, veprimtaria e përgjithshme arsimore-shkencore, veprimtaria botuese tashmë e certifikuar ndërkombëtarisht, si dhe ambientet moderne që UT disponon, kanë tërhequr vëmendjen e qindra maturantëve të qyteteve të sipërpërmendura. Ditëve në vijim ekipi promovues i ofertës akademike të Universitetit të Tetovës për vitin akademik 2025/2026 do të vazhdojë me prezantimin para maturantëve të vendit tonë, Luginës së Preshevës, Kosovës dhe Shqipërisë", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: UT

QËNDRONI TË LIDHUR