• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ukraina urdhëroi evakuimin e civilëve nga 26 fshatra në pjesën verilindore të vendit

Ukraina urdhëroi evakuimin e civilëve nga 26 fshatra në pjesën verilindore të vendit

 Kiev, 16 janar 2023 (MIA)  - Ukraina sot urdhëroi evakuimin e 26 fshatrave nga rajoni i Harkovit në verilindje të vendit, për shkak të sulmeve të përsëritura të armatës ruse në atë zonë.

"Duke pasur parasysh situatën, vendosim një evakuim të detyrueshëm të popullsisë nga komunitetet Kindrashivska dhe Kurlivska në rajonin e Kupjanskut", ka shkruar në rrjetet sociale guvernatori rajonal Oleg Sinegubov. 

Ai theksoi 26 vende për të cilat ka të bëjë urdhri, në të cilat jetojnë 3.043 persona, mes të cilëve 279 fëmijë. 

 Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës bëri të ditur se në sulmin e mbrëmshëm të artilerisë ruse, janë plaogosur të paktën tre persona në vendoin Njujork, i cili ndodhet në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, ndërsa pesë persona janë ende nën rrënoja.

Ushtria ruse e sulmoi vendin me bomba thërrmuese, kumtoi ministria. Në sulmet janë dëmtuar gjashtë ndërtesa trekatëshe dhe tre shtëpi. 

 Rusia  sot bëri të ditur se gjatë natës ka neutralizuar disa dronë ukrainas mbi zonat e saj kufitare me Ukrainën, ndërsa në njërin nga sulmet është plagosur një vajzë.

Siç kumtuan autoritetet lokale, janë shkatërruar pesë dronë ukrainas, tre janë hasur mbi rajonin e Voronezhit dhe katër mbi rajonin Belgorodit, të cilat ndodhen në kufirin me Ukrainën. 

 "Një vajzë e lindur në vitin 2013 është plagosur nga fragmentet e një droni të rrëzuar që ra në ndërtesën e saj", deklaroi guvernatori i rajonit të Voronezhit, Aleksandar Gushevi.

Javët e fundit, Kievi dhe Moska kanë përfoecuar sulmet në luftën zgjat gati  dy vjet. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR