• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Arabia Saudite planifikon të shlyejë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

Arabia Saudite planifikon të shlyejë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore

 Riad, 14 prill 2025 (MIA) - Arabia Saudite planifikon t'i shlyejë borxhet e Sirisë ndaj Bankës Botërore, deklaruan sot tre persona të njohur me këtë çështje.

 Në këtë mënyrë do të hapej rruga për miratimin e granteve me vlerë disa milionë dollarë për rindërtimin dhe mbështetjen e sektorit publik të paralizuar të vendit, njoftuan agjencitë botërore.

 Planet e këtilla të panjohura deri më tani do të ishin rasti i parë i njohur i financimit të Sirisë nga Arabia Saudite që kur rebelët e udhëhequr nga islamistët rrëzuan ish-liderin Bashar al-Asad vitin e kaluar.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR