Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Republikën Domenikane është rritur në 231
- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 231, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme e Republikës Domenikane, Faride Raful.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 21:14, 14 prill, 2025

Santo Domingo, 14 prill 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo është rritur në 231, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme e Republikës Domenikane, Faride Raful.
Tragjedia ndodhi një javë më parë në klubin e natës të përplot me njerëz "Xhet set", gjatë një koncerti të këngëtarit Rubi Perez, i cili është mes të vdekurve.
Raful shpjegoi se 221 viktima u regjistruan në vendngjarje dhe 10 të tjerë vdiqën më vonë në spitale.
Më shumë se 4.500 punonjës të urgjencës u vendosën në vendngjarje, duke punuar për gati 59 orë pas tragjedisë për të kërkuar të mbijetuarit, për të gjetur trupa dhe për të ndihmuar familjet.
Nga rrënojat u shpëtuan 189 persona.
Qendra e Operacioneve Emergjente (COE) tha se klubi ishte i mbushur përplot me njerëz, megjithëse numri i saktë i pjesëmarrësve nuk dihet, dhe shkaku i shembjes është ende nën hetim.
Foto: EPA