Ukraina rrëzon 34 nga 55 dronë rusë
- Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan sot se kanë rrëzuar 34 nga 55 dronë rusë të lëshuar gjatë natës, ndërsa 18 dronë të tjerë kanë humbur objektivat e tyre, thuhet në komunikatën e Forcave ajrore ukrainase.
- Post By Fami Bajrami
- 10:57, 16 janar, 2025

Kiev, 16 janar 2025 (MIA) - Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan sot se kanë rrëzuar 34 nga 55 dronë rusë të lëshuar gjatë natës, ndërsa 18 dronë të tjerë kanë humbur objektivat e tyre, thuhet në komunikatën e Forcave ajrore ukrainase.
Dronët u rrëzuan në 11 rajone të Ukrainës, thuhet në komunikatë.
Kanë rënë edhe pjesë të dronëve, duke dëmtuar infrastrukturën energjetike në Ukrainën qendrore, në rajonin e Poltavës, ku më shumë se 300 shfrytëzues janë pa rrymë, kumtuan autoritetet lokale.
Foto: arkivi i MIA-s