• e premte, 05 dhjetor 2025

Antonio Koshta fillon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, më 15 maj në Shkup dhe Tiranë

Antonio Koshta fillon vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, më 15 maj në Shkup dhe Tiranë

Beograd, 9 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, do ta fillojë turneun e tij zyrtar në Ballkanin Perëndimor të martën më 13 maj, me vizitë në Serbi ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut dhe anëtarë të Asamblesë kombëtare, njofton korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Koshta vjen në Beograd si pjesë e turneut në Ballkanin Perëndimor, ndërsa pas takimit, Vuçiqi dhe Koshta do të mbajnë konferencë për shtyp, njofton Këshilli Evropian.

Siç theksohet, qëllimi i vizitës në Ballkanin Perëndimor është të konfirmohet angazhimi i BE-së ndaj rajonit dhe organizimi i samitit të gjashtë të bashkësisë politike evropiane në Tiranë i cili do të mbahet më 16 maj.

Siç paralajmëron Këshilli Evropian, Koshta do të theksojë rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të ripërtërirjes në procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Koshta do të vizitojë Podgoricën dhe Prishtinën të mërkurën, ndërsa më 15 maj gjatë ditës do të jetë në Shkup dhe në Tiranë.

Koshta do të jetë bashkëorganizues në samitin e gjashtë të Komunitetit politik evropian (EPC) në Tiranë i cili bashkon vendet e kontinentit evropian dhe ofron një platformë për koordinim më të thellë politik.

Tema e samitit është "Evropa e re në botën e re: Unitet - Bashkëpunim - Veprim i përbashkët", me fokus në siguri.

 

QËNDRONI TË LIDHUR