Në Ukrainë arrestohen dy spiunë të dyshuar hungarez
- Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kumtoi sot se ka arrestuar dy spiunë të dyshuar nga Hungaria.
- Post By Lindita Sulejmani
- 16:27, 9 maj, 2025
Kiev, 9 maj 2025 (MIA) – Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) kumtoi sot se ka arrestuar dy spiunë të dyshuar nga Hungaria.
"Për herë të parë në historinë e Ukrainës, SBU ka ekspozuar një rrjet të inteligjencës ushtarake hungareze që po kryente aktivitete spiunazhi në dëm të vendit tonë, njoftoi SBU në Telegram.
Agjentët e ndaluar të shërbimeve speciale hungareze supozohej të mblidhnin informacione rreth rajonit Zakarpat, qindra kilometra larg vijës së frontit me Rusinë.
Ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto deklaroi se “informacioni është propagandë” dhe se ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ukraina. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s