• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ukraina me fluturake pa pilot sulmoi katër rafineri ruse

Ukraina me fluturake pa pilot sulmoi katër rafineri ruse

Kiev, 25 gusht 2024 (MAI0 - Armata ukrainase kumtoi se sot ka kryer sulme me fluturake pa pilot ndaj katër rafienerive, stacioneve të radarit dhe caqe të tjera ushtarake në territorin e Rusisë.

Është cekur se fluturaket ukrainase pa pilot i sulmuan rafineritë Afipski, Iliski, Krasnodor dhe Astrahan.

Armata ruse kumtoi se çardje ka rrëzuar 70 fluturake ukrainase pa pilot mbi Detin e Zi dhe Krime, 43 në rajonin e Krasnodarit dhe një fluturake mbi Volgograd.

Pohohet se rafineritë Afipski, Ilski dhe Krasnodar e furnizojnë me derivate Flotën ruse të Detit të Zi.

ushtria ukrainase kumtoi se ka sulmuar edhe stacione radari dhe qendra për grumbullim të të dhënave elektronike në rajonin Brjansk dhe Krime, si dhe depo për fluturake pa pilot dhe qendra komanduese në Krasnodor. ab/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR