Uji në Shkup i sigurt për pije
- Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet.
- Post By Fami Bajrami
- 10:37, 17 shkurt, 2025

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet e analizave fiziko- kimike dhe mikrobiologjike të kryera në 51 pika matëse në qytet.
"Sektori i kontrollit sanitar, në periudhën prej 10 deri më 14 shkurt 2025, ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 51 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.
Foto: NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup