LSDM-ja nesër zgjedh liderin e partisë, Filipçe kandidat i vetëm
- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nesër do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e rregullta brendapartiake.
- Post By Fami Bajrami
- 23:17, 5 prill, 2025

Shkup, 5 prill 2025 (MIA) - Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nesër do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e rregullta brendapartiake.
Zgjedhjet do të mbahen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë Republikën në 78 vendvotime, të cilat do të jenë të hapura nga ora 08 deri në orën 20. Kompetente për realizimin e votimit është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Nga LSDM informojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar dhe mbyllur Listën zgjedhore ku në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar materiali zgjedhor, kutitë e votimit dhe gjithçka që është e nevojshme për ditën e zgjedhjeve. Votimi për të sëmurët dhe të pamundurit është një ditë më parë, pra të shtunën (sot) 5 prill 2025.
Zgjedhjet brendapartiake për kryetar të LSDM-së paraprakisht ishin caktuar për më 16 mars, por u prolonguan për shkak të tragjedisë në Koçan.
Filipçe u zgjodh kryetar qershorin e vitit të kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që LSDM-ja i organizoi pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit.
Të gjitha informatat e detajuara, vendimet, rregulloret, afatet dhe dokumentet tjera lidhur me zgjedhjet brendapartiake për kryetar të LSDM-së janë të qasshme në ueb faqen e LSDM-së.
LSDM njofton se informacionet për rezultatin do të bëhen të ditura pas përfundimit të procesit të votimit.
Foto: arkivi i MIA-s