• e enjte, 24 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

"Marsh për engjëjt" u mbajt në Koçan

Koçan, 5 prill 2025 (MIA) – Një numër i madh i qytetarëve nga Koçani sot morën pjesë në “Marshin e engjëjve” të cilin e organizuan familjet e të rinjve të vdekur në zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”. 

Tubimi paqësor filloi në Parkun e Revolucionit në orën 12 e 5 minuta, si simbol i reagimit të vonuar institucional, ndërsa pastaj qytetarët u nisën drejt Qendrës Tregtare, drejt ndërtesës së Komunës Koçan, Stacionit të Policisë dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. 

Duke u ndalur shkurt para institucioneve, të pranishmit bënë pyetje për përgjegjësinë e kompetentëve dhe kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre. 

“Kush i vrau engjëjt tanë, kush i vrau heronjtë tanë dhe kush i bëri hi ato fytyra të engjëjve”, theksoi një nga nënat e të vdekurve. 

Të pranishmit shtuan se nëse të gjitha institucionet i kryenin detyrat e tyre nuk do të shkaktohej tragjedia. Marshi përfundoi në vendin e njëjtë ku edhe filloi, ndërsa qytetarët theksuan se do të kërkojnë drejtësi për më të dashurit e tyre. 

Paraprakisht, në njoftimin me shkrim për marshin organizatorët theksuan se ai nuk është për personat e sigurimit në diskotekë, ndërsa qytetarët të cilët nuk e pranojnë këtë nuk duhet të përfshihen. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR