Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Shkup takoi përfaqësuesit e partive politike shqiptare
- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë kthimit nga Sofja, në Shkup ka takuar liderët e partive politike shqiptare nga pushteti dhe opozita.
- Post By Fami Bajrami
- 23:31, 5 prill, 2025

Dibër, 5 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë kthimit nga Sofja, në Shkup ka takuar liderët e partive politike shqiptare nga pushteti dhe opozita.
Fillimisht Begaj u takua me liderin e Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministrin Arben Fetai që më pas të takohet me kreun e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe sekretarin e përgjithshëm Blerant Ramadani.
Begaj është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani.
Në këto takime, Begaj ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në vend, Denion Meidani.
"Gjatë kthimit nga Sofja, një takim i pashmangshëm me faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut kushtuar eurointegrimeve dhe NATO-s", ka shkruar Begaj në Fejsbuk.
Në fokus të takimeve ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.
Foto: Fejsbuk/Bajram Begaj