• e premte, 21 qershor 2024

Uji mineral në Banjicë të Tetovës nuk është i përshtatshëm për pirje

Uji mineral në Banjicë të Tetovës nuk është i përshtatshëm për pirje

Tetovë, 13 qershor 2024 (MIA) - Uji mineral në Banjicë të Tetovës, nuk është i përshtatshëm për pirje dhe autoritetet rekomandojnë që të mos përdoret deri në njoftimin e radhës. Dje u ekzaminuan dy çezma, njëra në kthesë para mbërritjes në Banjicë dhe tjetra më poshtë pranë xhamisë.

"Uji mineral natyral në kthesën në zonën Banjicë nuk rekomandohet për t'u pirë, pasi përmban papastërti, përkatësisht baktere koliforme dhe një nivel të lartë kalciumi. Uji nga çezma e xhamisë nuk është për përdorim njerëzor, sepse ka ndotje fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Uji mineral natyral përmban baktere koliforme, Esherihia koli dhe Enterokoki. Uji nuk është për përdorim njerëzor, që do të thotë se njerëzit nuk duhet as të lahen, informoi dr. Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Tetovë.

Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin për pirje deri në njoftimin e radhës. Bëhet fjalë për ujë mineral për të cilin ka një çezmë të improvizuar që ndodhet rreth dy kilometra nga Tetova në vendin për piknik Banjicë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR