• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për dy nene nga ndryshimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Obligative

Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për dy nene nga ndryshimet ligjore të Ligjit për Marrëdhënie Obligative

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Marrëdhënie Obligative. Siç bënë të ditur nga Gjykata, është votuar ndërprerje e përkohshme e kryerjes së dispozitave kontestuese (të a.q. "masë e përkohshme").

"Në këtë fazë Gjykata shfaqi dyshim se nenet e kontestuara janë në kundërshtim me shumë dispozita kushtetuese në mesin e të cilave edhe sundimi i drejtësisë (Neni 8 1 alinetë 3 dhe 6), e drejta e pronës së garantuar (neni 30 paragrafi 1), e drejta e barazisë së qytetarëve para Kushtetutës (neni 9 paragrafi 2) dhe veçanërisht ndalesa për vlefshmëri retroaktive të ligjeve (neni 52 paragrafi 4)", bëhet e ditur në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese. 

Para Gjykatës, siç thuhet në kumtesë, u parashtrua çështja se punëdhënësi nuk e ka respektuar atë që fillimisht e ka garantuar dhe ka konfirmuar kushte të reja dhe afate nën të cilat do të zhvillohen marrëdhëniet e vendosura juridike mes kreditorëve dhe debitorëve, të përcaktuara paraprakisht me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor, gjegjësisht dokument ekzekutiv.

"Kuvendi, në përputhje me kompetencën e tij për rregullimin e marrëdhënieve juridike të qytetarëve, e shkurtoi afatin e vjetërsisë së kërkesave të kreditorëve nga dhjetë në pesë vjet, por nuk i kushtoi rëndësi ndalimit të zbatimit kthyes të ligjeve, si dhe detyrimi kushtetues për të lejuar periudhë kalimtare për përshtatjen e qytetarëve me regjimin e ri ligjor", thuhet në kumtesë.

Sipas Kushtetutës, siç theksohet nga Gjykata, lejohet përjashtim nga rregulli i përmendur, por Kuvendi nuk i është përgjigjur Gjykatës Kushtetuese, dhe as në arsyetimin e ndryshimeve të propozuara ligjore nuk i referohet arsyeve dhe objektivave për të bërë një përjashtim të tillë, me çka në praktikën gjyqësore, si dhe në rendin normativ është shkaktuar kaos.

Në rrethana të tilla nuk nuk është paraparë periudhë e përshtatjes, gjatë miratimit të këtyre ndryshimeve, Gjykata dyshon se janë dëmtuar pritjet legjitime të qytetarëve si dhe siguria e tyre juridike.

Në mbështetje të argumenteve për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetshmërisë së dispozitave dhe shqiptimin e të a.q. masë e përkohshme, siç bëhet e ditur në kumtesë, ishin analizuar vendime në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në drejtim të vendimit të sjellur të Gjykatës Kushtetuese. 

"Kuvendi në asnjë fjalë nuk flet për shkaqet për shkurtimin e 'vacatio legis', me çka vihet në pikëpyetje edhe respektimi i nenit 52, paragrafi 3 i Kushtetutës", thonë nga Kushtetuesja. 

Për faktin se në janar 2024 Gjykata nuk ka nisur një procedurë sipas këtij ligji, Gjykata Kushtetuese ka shfrytëzuar mundësinë procedurale si dhe praktikën kushtetuese gjyqësore për të hyrë edhe një herë në debat për çështjen e kushtetutshmërisë së të njëjtave dispozita ligjore, në bazë të asaj që është bërë një analizë më e thellë dhe është paraqitur argumentim shtesë, si dhe bazuar në faktin se këtë herë Gjykata vendosi në përbërje të plotë. fc/

Fotografia: Gjykata Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR