• e shtunë, 23 nëntor 2024

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt

 Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht i rregullt, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup. 

 Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për Kontroll Sanitar, të bëra  nga 2 shtatori deri më 6 shtator të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm. 

 Për analizë janë marrë 210 mostra për fiziko-kimike dhe 210 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në qytetin e Shkupit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR