Ujëvarat e Niagarës janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë në kujtim të viktimave të zjarrit katastrofik në Koçan
- Ujëvarat e Niagarës mbrëmë janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë në kujtim të viktimave të zjarrit katastrofik në Koçan para një jave, shkruan gazeta kanadeze The Star.
- Post By Melahat Baftija
- 11:18, 24 mars, 2025

Toronto, 24 mars 2025 (MIA) - Ujëvarat e Niagarës mbrëmë janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë në kujtim të viktimave të zjarrit katastrofik në Koçan para një jave, shkruan gazeta kanadeze The Star.
Në periudhën prej orës 21:00 deri në orën 21:25 sipas orës lokale mbrëmë - edhe ana amerikane edhe ajo kanadeze e Ujëvarës së Niagarës janë ndriçuar në ngjyrën kuq e verdhë si flamuri i Maqedonisë së Veriut.
"Ky hap ka për qëllim "për t'u bërë homazhe viktimave dhe t'i mbështesë ata që vuajnë për tragjedinë në klubin e natës", deklaroi Kris Gils nga Niagara Parks për gazetën Star.
Incidenti i klubit të natës ishte "i tmerrshëm", tha Kris Paliare, avokat maqedonas që jeton në Toronto, familja e të cilit është në Kanada për më shumë se 100 vjet.
"Në një vend si Maqedonia që është relativisht i vogël... një aksident i tillë ka një ndikim edhe më dramatik. Shumë njerëz e njohin njëri-tjetrin", tha Paliare.
Ujëvarat e Niagarës kanë shkëlqyer më parë me të njëjtat ngjyra në vitin 2021, në 30-vjetorin e pavarësisë.
"Në Kanada, ka njohje për kontribute të kahershme që maqedonasit kanë dhënë në Kanada", tha ai, duke vënë në dukje se "ju jep një ndjenjë të jashtëzakonshme krenarie". mb/
Фото: принтскрин/ОМД