• e martë, 15 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

“Uashington post”: Negociatorët amerikanë u manovruan nga rusët në bisedimet për Ukrainën, thonë analistët

“Uashington post”: Negociatorët amerikanë u manovruan nga rusët në bisedimet për Ukrainën, thonë analistët

Uashington, 5 prill 2025 (MIA) - Negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit në të njëjtën kohë me konsultimet për marrëveshjen ukrainase paraqesin fitore të madhe për diplomacinë ruse, shkruan gazeta amerikane "Uashington post", duke cituar opinionet e analistëve.

Sipas autorëve të artikullit, përfaqësuesit rus kanë përvojë kolosale, shumëvjeçare në bisedime dhe janë të drejtuar mirë në të gjitha aspektet e konfliktit ukrainas. 

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, ndihmësi i presidentit rus Jurij Ushakov, kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Çështjet Ndërkombëtare Grigori Karasin dhe këshilltari i drejtorit të FSB Sergej Beseda treguan profesionalizmin më të lartë në Riad gjatë negociatave me SHBA-në për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, thonë analistët.

Delegacioni i SHBA-së në bisedimet në Riad nuk mund të krahasohet me atë rus, të cilin e përbëjnë diplomatë me përvojë, shkruan gazeta. 

“Analistët thonë se përfaqësuesit rusë i lanë në hije përfaqësuesit amerikanë në negociatat për Ukrainën. Kritikët argumentojnë se ekipi negociator i SHBA-së nuk përshtatet me ish-zyrtarët sovjetikë me përvojë dhe njohuri negociuese me dekada për Ukrainën”, thuhet në artikull.

Ekipi i SHBA-së nuk është i përbërë siç është ai rus – nga ekspertë rus me përvojë, tha Aleksandar Gabuev, drejtor i Qendrës Euroaziatike Karnegi Rusia, përderisa përfaqësuesi kryesor i Trampit për Rusi, Uitkof, është “zhvilluesi i pronës dhe mik i presidentit."

“Për rusët, është një ekip shumë i lehtë dhe ata definitivisht bëjnë rrethe rreth homologëve të tyre amerikanë. Dhe deri më tani, unë mendoj se ata janë mjaft të suksesshëm”, tha ai. Suksesi i Rusisë që ta bindë administratën Tramp për të punuar për të përmirësuar lidhjet në një rrugë paralele me bisedimet e paqes - jo si kusht për përparimin e paqes - ishte një "fitore e madhe për diplomacinë ruse".

Politika e jashtme e Trampit dhe kërcënimet ndaj aleatëve shihen nga Kremlini si një "revolucion i vërtetë" dhe një "dritare mundësish", tha analisti rus Vladimir Pastukhov i Shkollës së Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore të Kolegjit Universitar të Londrës. "Ata po përpiqen të përfitojnë taktikisht nga ndryshimi i rrethanave."

Takimi i ekspertëve i “ekipeve teknike” të Rusisë dhe SHBA-së u mbajt më 24 mars në Riad dhe ka zgjatur më shumë se 12 orë. 

Paraprakisht, delegacioni rus dhe amerikan e mbajtën raundin e parë të bisedimeve për zgjidhjen e konfliktit ukrainas më 18 shkurt në kryeqytetin e Arabisë Saudite. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR