Turqia me anije do t'i evakuojë qyetarët e saj nga Libani
- Turqia planifikon nesër me anije t'i evakuojë qyetarët e saj nga Libani, të cilët kanë parashtruar kërkesë që ta lëshojnë vendin, kumtoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.
- Post By Melahat Baftija
- 09:23, 8 tetor, 2024
Ankara, 8 tetor 2024 (MIA) - Turqia planifikon nesër me anije t'i evakuojë qyetarët e saj nga Libani, të cilët kanë parashtruar kërkesë që ta lëshojnë vendin, kumtoi Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Në komunikatë theksohet se sot pritet që për në Bejrut të nisen dy anije të marinës turke me kapacitet të përgjithshëm prej rreth 2.000 udhëtarë.
Ministria turke shtoi se procesi i evakuimit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëse është e nevojshme.
Shumë vende kanë filluar t'i evakuojnë qytetarët e tyre nga Libani pasi që armata izraelite filloi operacionit tokësor në Liban pasi që Irani javën e kaluar kreu sulm raketor ndaj Izraelit. mb/
Foto: MIA