Turqia kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Izraelit
- Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se koha për diplomacinë ka përfunduar dhe se duhet të vendosen sanksione ndaj Izraelit.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:30, 15 tetor, 2024
Ankara, 15 tetor 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan sot deklaroi se koha për diplomacinë ka përfunduar dhe se duhet të vendosen sanksione ndaj Izraelit.
"I kaluam kufijtë e fjalëve, diplomacisë, politikës, arritëm deri në fund, na duhen instrumente të tjera", tha Fidan në konferencën për të ardhmen e Palestinës në Ankara.
Ministri turk shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa juridike, ta bojkotojë Izraelin, i cili tashmë nuk duhet të marrë kurfarë mbështetje në asnjë fushë.
"Në të kundërtën, Izraeli do të vazhdojë me gjenocidin dhe masakrat në Gazë, sepse për momentin nuk e paguan çmimin ekonomik, politik apo ushtarak", shtoi ministri turk, i cili gjatë konferencës shprehi shqetësim se vëmendja ndërkombëtare do të "tërhiqet nga Gaza" dhe do të kahëzoheshin ndaj sulmeve izraelite kundër Libanit.
Sipas toj, edhe ata të cilët e mbështesin Izraelin duhet të paguajnë çmim, për të kuptuar se ka kufij në atë që e bëjnë.
Turqia në pranverë i ndërpreu shumicën e lidhjeve ekonomike me Izraelin, por një pjesë e opozitës e akuzon se vazhdon ta furnizojë vendin me naftë në emër të marrëveshjeve paraprake. ab/
foto: МIА arkivi