Ukraina konfirmoi pozicionin e saj, të shprehur gjatë konsultimeve në Londër
- Delegacioni i Kievit, i cili mori pjesë në një takim me aleatët në Londër këtë javë, i konfirmoi qëndrimet e tij parimore mbi negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke përfshirë një refuzim kategorik për t'i lëshuar Rusisë cilindo territor ukrainas, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punve të Jashtme të Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 16:24, 25 prill, 2025
Kiev, 25 prill 2025 (MIA) - Delegacioni i Kievit, i cili mori pjesë në një takim me aleatët në Londër këtë javë, i konfirmoi qëndrimet e tij parimore mbi negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke përfshirë një refuzim kategorik për t'i lëshuar Rusisë cilindo territor ukrainas, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punve të Jashtme të Ukrainës.
Georgi Tiki në konferencë për shtyp deklaroi se delegacioni ukrainas, gjithashtu, përjashtoi mundësinë që cilido vend të ketë të drejtën e vetos mbi pjesëmarrjen e ardhshme të Ukrainës në aleanca. Tiki shtoi se Kievi nuk do të lejojë vendosjen e kufizimeve ndaj forcave të tij të armatosura.
Presidenti, Vollodimir Zelenski më herët deklaroi se megjithëse negociatat midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Perëndimit në Londër të mërkurën nuk ishin "të lehta", ato ishin "konstruktive".
"Asnjë palë e tretë nuk ka të drejtë të vendos veto ndaj zgjedhjes së Ukrainës për aleanca dhe partneritete", theksoi Tiki.
Kievi vazhdimisht ka deklaruar se dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s dhe se e sheh atë si një garanci sigurie ndaj çdo veprimi agresiv kundër Ukrainës nga pala ruse. Moska kundërshton pranimin e Ukrainës në aleancë dhe gjithashtu u bën thirrje për çmilitarizimin e vendit.
Zelenski këtë javë përsëriti qëndrimin e tij se Ukraina nuk do ta njohë pushtimin e Rusisë të gadishullit të Krimesë, i cili u aneksua nga Moska në vitin 2014. Përveç kësaj, lideri ukrainas kritikoi presidentin amerikan, Donald Tramp, i cili kërkon një fund të shpejtë të luftës. rq/bsh/
Foto: EPA