• e shtunë, 14 qershor 2025

I dërguari amerikan Uitkof filloi bisedime të reja me Putinin në Moskë

I dërguari amerikan Uitkof filloi bisedime të reja me Putinin në Moskë

Moskë, 25 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin sot ka pritur përfaqësuesin e posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof, deklaroi zëdhënës i Kremlinit për gazetarët, në takimin e tyre të katërt që nga fillimi i vitit.

Ky është takimi i dytë midis Putinit dhe Uitkofit në dy javët e fundit dhe i katërti që nga fillimi i vitit.

I fundit u mbajt në Shën Petersburg më 11 prill dhe zgjati më shumë se katër orë, ndërsa në rendin e ditës ishte Ukraina. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sqaroi se problemi ka shumë aspekte, duke shtuar se "thelbi është shumë kompleks, kështu që bisedimet zakonisht janë mjaft të gjata".

Kremlini i quajti kontaktet me Uitkofin jashtëzakonisht të dobishme dhe theksoi se ishte një kanal shumë i mirë dhe i sigurtë për të komunikuar pikëpamjet midis Putinit dhe Trampit.

Para se të nisej për takimin me Putinin, Uitkof u takua me shefin e Fondit rus për investime të drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev, paraprakisht sot. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR