Ministri iranian i punëve të jashtme nesër do të marrë pjesë në rrethin e tretë të bisedimeve bërthamore me SHBA-në në Maskat
- – Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi, nesër do të udhëtojë në Maskat që të marrë pjesë në rrethin e tretë të bisedimeve indirekte bërthamore me SHBA-në, njoftuan mediat iraniane.
- Post By Fitore Curri
- 16:32, 25 prill, 2025
Teheran, 25 prill 2025 (MIA) – Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi, nesër do të udhëtojë në Maskat që të marrë pjesë në rrethin e tretë të bisedimeve indirekte bërthamore me SHBA-në, njoftuan mediat iraniane.
Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të punëve të jashtme, Esmail Bagai, deklaroi se Teherani dhe Uashingtoni janë pajtuar që të mbajnë takime paralele në nivel teknik dhe të ekspertëve në praninë e negociuesve të lartë nga Irani dhe SHBA-ja.
Ai theksoi se progresi në bisedime varet nga vullneti i mirë, serioziteti dhe realizmi i palës së kundërt.
Bagai saktësoi se delegacioni iranian është i gatshëm për kompromis gjatë procesit, në bazë të përvojës paraprake dhe sjelljes së SHBA-së dhe do të bëjë përpjekje maksimale për mbrojtje të të drejtave legjitime dhe interesave të popullit iranian. fc/
Foto: EPA