• e premte, 05 dhjetor 2025

Parlamenti i Kosovës edhe në përpjekjen e gjashtë nuk e zgjodhi kryetarin e saj

Parlamenti i Kosovës edhe në përpjekjen e gjashtë nuk e zgjodhi kryetarin e saj

Prishtinë, 25 prill 2025 (MIA) - Parlamenti i Kosovës nuk ka arritur as për herë të gjashtë të zgjedhë kryetarin e saj, duke vazhduar bllokadën institucionale pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në shkurt, njoftojnë mediat lokale.

Lëvizja "Vetëvendosje" e kryeministrit të deritanishëm Albin Kurti, e cila fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit, përsëri e propozoi ministren e deritanishme të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Kryetare të Kuvendit, por, ashtu si në votimet e mëparshme, ajo mori 57 vota nga 61 të nevojshme në parlamentin me 120 deputetë/

"Kundër" votuan 47 deputetë, ndërsa tre abstenuan.

"Ju lutem për mirëkuptim dhe kontributin tuaj për zhbllokimin e situatës, deklaroi ish-kryetari i parlamentit dhe deputet i "Vetëvendosjes" Glauk Konjufca, gjatë publikimit të kandidaturës së Haxhiut dhe vendosjen e saj në votim.

Kryesuesi i përkohshëm me parlamentin, Avni Dehari e ndërpreu vazhdimin e sotëm të seancës dhe paralajmëroi se seanca e radhës do të mbahet më 27 prill në mëngjes.

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi pas përpjekjes së gjashtë të pasuksesshme për zgjedhje të kryetarit se, nëse nuk gjendet një zgjidhje, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në maj ose qershor.

Sipas tij, Kurti nuk ka vota të mjaftueshme për të formuar qeveri, as për të zgjedhur kryetar të Kuvendit.

"Ose do të konstituohet parlamenti, ose do të arrihet një marrëveshje politike, ose do të shkojmë në zgjedhje. Duhet të propozohet një kandidat tjetër. Nëse nuk dalim nga kjo situatë, do të ketë zgjedhje në maj ose qershor. Albulena Haxhiu nuk do të votohet", tha Krasniqi, duke i bërë thirrje "Vetëvendosjes" të propozojë një kandidat të ri që mund të fitojë mbështetje. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR