Turqia i ka ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin
- Autoritetet turke i kanë ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin, pasi tanimë e kanë kufizuar eksportin në atë vend në prill, kumtoi Ministria turke e Tregtisë.
- Post By Besnik Shuki
- 09:35, 3 maj, 2024

Stamboll, 3 maj 2024 (MIA) - Autoritetet turke i kanë ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Izraelin, pasi tanimë e kanë kufizuar eksportin në atë vend në prill, kumtoi Ministria turke e Tregtisë.
"Eksporti dhe importi me Izraelin janë ndërprerë", thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Aty shtohet se Turqia do t'i zbatojë këto masa të reja "derisa qeveria izraelite nuk miraton kalim të papenguar të ndihmës humanitare në Rripin e Gazës". bsh/
Foto: MIA arkiv